Shembjet te “Myslym Keta” Këlliçi: Banorët nuk dinë se ku do të shkojnë, po u vidhet prona

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi  foli për situatën e Pallatit te “Myslym Keta”.

Ai tha se banorët nuk dinë se ku do të shkojnë me shembjen e pallateve, duke shtuar se u është një bonus qiraje me 180 mijë lekë që nuk gjen qira.

Këlliçi: Ata banorë nuk dinë se ku do të shkojnë më pas. Ata kanë kërkuar që të marrin apartamentet e tyre me sipërfaqen që kishin në pallatet e reja sepse nuk ka arsye pse duhet të shpërngulen. Janë 70 familje që po shpërngulen nga një zonë me truall më të shtrenjtë në një më të lirë.

Këtyre banorëve po ju vidhet prona dhe do të kompensohen me shumë më pas nga ajo që kanë momentalisht. U kërkohet pse kanë 3 fëmijë jashtë. Këta banorë kërkojnë që të vijë një autoritet nga bashkia t’i sqarojë për projektin dhe ku do të shkojnë për këtë periudhë. Bonusi qiraje me 180 mijë lekë nuk ka në atë zonë.

Emisioni "Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.