Kuçana: Pas shembjes në “Myslym Keta” fshihen pushtetarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2022, 21:20
Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar në PD në një komunikim me gazetaren e Ora News, Sonila Musai, fajësoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për shembjet e pallateve në rrugën "Myslym Keta".
Ajo u shpreh se banorët nuk janë kundër shembjes, por një vend ku të qëndrojnë deri në momentin e marrjes së një shtëpie tjetër.
Sipas Kuçanës, tërmeti është vetëm justifikim dhe sipas saj pas kësaj afere fshihen pushtetarë dhe politikanë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

