Banori i "5 Majit" flet për shembjet e pallateve: Duhet të bëhemi bashkë që ti ndalojmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2022, 21:19
Ndue Marku, banor i zonës së "5 Majit" tregon për gazetaren e Ora News, Sonila Musaj, se shembjet në rrugën "Myslym Keta" gjatë ditës së djeshme i sollën në vëmendje atë çka ndodhi dhe në "5 Maj".
Marku tha se banorët e "5 Majit" edhe pse u janë prishur shtëpitë nuk kanë marrë një zgjidhje nga bashkia e Tiranës.
Gjatë bisedës ai tha se banorët aty kërkojnë të marrin shtëpi me po aq sipërfaqe që kanë pasur.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

