Aksidentimi i trailerit me targa bullgare paralizon autostradën Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike

Orët e mbrëmjes së kësaj të marte, 20 dhjetor, kanë sjellë trafik të rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan.

Kjo ishte situata e krijuar në hyrje të Elbasanit, me radhë kilometrike automjetesh.

Ora News mëson se shkak është bërë aksidenti i pasdites, ku një trailer me targa bullgare humbi  kontrollin dhe doli nga rruga, duke bllokuar njëri krah të rrugës dhe shkaktuar vështirësi në lëvizje.

Situata vijon e tillë prej disa orësh dhe nuk dihet sesa do të zgjasë, pasi ky aks ka qarkullim të lartë.

Aksidentimi i trailerit me targa bullgare paralizon autostradën

Sipas burimeve kamioni është i mbushur me lëndë të rrezikshme (dyshohet ngarkesë plumb) dhe është e pamundur nga mjetet e policisë që ta spostojnë.

Është kërkuar ndihmë e specializuar, ndërkohë trafiku arrin më shumë se 3 km.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.