Sulmi kibernetik, Turqia i dhuron Shqipërisë pajisje të infrastrukturës dixhitale

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, priti sot në një takim kreun e policisë turke, Mehmet Aktaş, i cili ndodhet në Tiranë bashkë me një delegacion të lartë nga vendi i tij për të dorëzuar te Policia e Shtetit pajisje të infrastrukturës dixhitale.

Përmes një postimi në Twitter Çuçi shkruan se ky donacion bujar është një përgjigje e menjëhershme e Turqisë pas kërkesës që bëri pala shqiptare.

“Ky donacion bujar është një përgjigje e menjëhershme e Turqisë pas kërkesës që ne bëmë për ndihmë, për të rikuperuar sistemet e goditura nga sulmi kibernetik. E falënderova në emër të qeverisë jo vetëm për gatishmërinë e treguar në këtë rast, por për të gjithë suportin e vazhdueshëm që Turqia i ka dhënë Shqipërisë për Policinë e Shtetit”, shkroi ministri Çuçi në një postim në Twitter. 

Sulmi kibernetik, Turqia i dhuron Shqipërisë pajisje të