Vlora e bukur bëhet pis, tymi kancerogjen mbulon lagjet pas djegies së gomave

Katastrofë mjedisore në Vlorë.

Një grumbull gomash u dogjën në mëngjesin e së martës në lagjen “24 Maji”, pranë hidrovorit.

Shtullungat e tymit kancerogjen dhe grimcat helmuese që çlirohen nga djegia e gomave, mbuluan lagjet periferike dhe ishin të dukshme nga zona të ndryshme të qytetit bregdetar.

Siç tregojnë pamjet, situata që u krijua ishte shqetësuese dhe ndotja e çliruar alarmante.

"Strukturat e shtetit ta marrin në konsideratë që të shërbejë si masë parandaluese"

Dyshimet janë se djegia e gomave është e qëllimshme, ndaj të paktën 4 persona janë shoqëruar për tu pyetur në policinë lokale, pas veprimeve të para hetimore.
Zjarri mori përmasa të mëdha dhe për ta vënë nën kontroll, u kërkua ndërhyrja e dy mjeteve zjarrfikëse.

Poll

Një banor i zonës tha se djegia e gomave dhe materialeve të tjera, është fenomen i përsëritur.

Banori: “Tym kemi parë shpeshherë këtu”

Rreth fushës së mbetjeve janë 3 lagje “1 maj”, “24 maj” dhe “Kushtrimi” dhe banorët e tyre janë të parët që vuajnë pasojat e këtij tymi kancerogjen.

Gjatë muajve të verës, fushës së mbetjeve në Vlorë iu vendos disa herë zjarri, ku dyshimet janë se autorët kryesisht janë persona që mbledhin materiale të riciklueshme.