Themelohet Lëvizja Bashkë, Arlind Qori prezanton platformën: Do të jetë parti e njerëzve punëtorë
Një parti e re politike ka lindur në Shqipëri që thotë se do t’ju kthejë shpresën shqiptarëve. Aktivistët e Organizatës Politike kanë vendosur krijimin e një partie e cila do të quhet Lëvizja Bashkë.
Kryetari i zgjedhur i saj Arlind Qori deklaroi se kjo parti politike do të ketë në thelbin e saj njerëzit e punës.
Arlind Qori: Lëvizja Bashkë ka në epiqendër të vetë njerëzit e punës të na bashkohen si qytetarë që kanë nevoja, kanë të drejta të shkelura në këtë vend në këtë sistem politik. Shqipëria për mendimin tonë vuan nga një krizë e disafishtë është kriza politike një krizë permanent. Partitë e kanë humbur legjitimitetin, partitë nuk përfaqësojnë më askënd, përpos interesave të 1 për qind, të pasurve, të privilegjuarve të qeverisë. Nga ana tjetër ne jetojmë në një krizë gjithnjë e më të thellë ekonomike që ka të bëjë me papunësisë, çmimet e larta dhe pamundësinë tonë për të krijuar në ekonomi modern.
“Këto kriza lidhen me një krizë tjetër dhe më të rëndë që është kriza e besimit që keqqeverisja ka shtënë mes qytetarëve. Ta ndërtojmë shpresën, bashkë me njerëzit. Shqipëria nuk do të ndryshojë prej shpëtimtarëve prej profetëve por nga heronjtë e thjeshtë. Janë njerëzit që shkojnë në punë e paguhen si mos më keq, janë njerëzit pa të drejta.”
