Goci për shembjet te "Myslym Keta": Mafia e Bashkisë Tiranë fshiu nga faqja e dheut 90 familje

Pedagogu dhe aktivisti, Ervin Goci, ka reaguar për shembjen e pallateve nga bashkia te "Myslym Keta".

Ai shkruan se mafia e bashkisë së Tiranës në një operacion blitz fshiu nga faqja e dheut brenda 48 orëve shtëpitë e 90 familjeve duke i lënë në qiell të hapur.

Po kaq kritike ai është dhe me opozitën që sipas tij në finale me przencën e saj atje pasuroi spektaklin me elementë regjisoriale.

"Banoret duhet te dine qe nuk ka rendesi se kush e shkrep armen, po eshte shume e rendesishme se kush te çon deri te toga" thotë ai teksa shpreh solidaritetin e plotë me banorët dhe dënon ato që ai i quan shfaqje të neveritshme politicuqesh!

Reagimi i plotë

Ne harkun e 48 oreve me nje operacion blitz, mafia e Bashkise Tirane, fshiu nga faqja e dheut 90 familje te cilet jetonin ne shtepi te shpallura te sigurta nga veta ata qe i shemben. Arsyeja?

Llotaria e jetes, eshte e ashper ne Tirane, kur hidhen zarat, kur mbyllen pazaret, veshtire se ndonje qytetar i kesaj toke ka shansin te hedhe zaret e vet.

Rezultati i zareve do te thote denim me vdekje. Sa kane mbaruar pune, e sa te tjere te shkrete qe nuk e dine se u ka rene zari.

Per 48 ore, opozita beri disa ore transmetin, diku me skenografine e skenes se krimit, diku nga fronti i studiove me drita, diku nga selia me kollare, i kendoi kujen, tregoi me gisht ku kishte ndodhur krimi, po vete mbeti deshmitare e tredhur, pjese e ushtrimit te retorikes demokratike me efekt zero..thjesht pasuroi spektaklin me elemente regjizoriale.

Nese ato pallate do ishin ne kembe deri nga ora 10.00, Gjykata me shume siguri qe do te kishte dhene sigurine e padise se shkeljet ishin aq te renda, sa mafia vrapoi me e mbyll muhabetin pa dale dielli akoma, po aty nuk kishte kerrkend qe t'i mbronte.

Banoret duhet te dine qe nuk ka rendesi se kush e shkrep armen, po eshte shume e rendesishme se kush te çon deri te toga.

Te toga per fatin e keq te atyre te gjithe kush munden i dhane ndonje te shtyme qe t'i perlanin mafiozet.

Dite e erret per qytetin, nje qytet qe han njerez, dhe kush mundet keput ndonje cope.

Solidarizohem me ata banore, peshtyj mbi çdo shfaqje te neveritshme politicuqesh!