Festë me të verbërit, të rinjtë vullnetarë në Lezhë kalojnë festat me personat që nuk shikojnë
Festat e fundvitit kanë gëzuar edhe personat që kanë probleme me shikimin në Lezhë.
Në mungesë të vëmendjes nga institucionet shtetërore, për këtë shtresë të shoqërisë menduan një grup vullnetarësh.
Ata ju mundësuan disa çaste ndryshe.
Organizatorët thonë se në këto periudha festash, e rëndësishme është të jemi solidarë me ata që janë nën nevojë.
"Ne si shoqatë e pamë të arsyeshme të organizojmë një ditë festive për të verbrit sepse është një shtresë që ka nevojë të jetë e mbështetur, të festojnë dhe ata".
Kryetari i Shoqatës së të Verbërve në Lezhë, Zef Lleshaj, tha se institucionet shtetërore vijojnë të tregojnë mungesë vëmendje ndaj kësaj shtrese të shoqërisë.
Institucionet janë kritikuar shpesh për mungesën e një infrastrukture që ju jep mundësinë këtyre personave të kenë akses në shërbime.

