Kreshnik Çerçizaj e Armando Organja, dy shqiptarët e ekzekutuar në Athinë
Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organja, 44 vjeç mbetën të vrarë pasi një antetati të zhvillur ndaj tyre në Greqi të dielën. Sipas policisë atje dy viktimat ishin të njohur për uniformat blu e ndërsa pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e përfshirjes së viktimave në veprimtari të paligjshme.
Një person i pa indentifikuar që dyshohet të jetë shqiptar futet në lokal dhe ekzekuton Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organja, 44 vjeç në një lokal në qendër të Nea Zmirnit, në Greqi
Sipas mediave greke ambjeti ku po qëndorin dy shqiptarët duket i frekuentueshm edhe me klientë të tjerë por kjo nuk e ka penguar atentatorin për të kryer krimin.
Po ashtu në videon e medias greke shfaqet shqiptari Armando Organja, 44 vjeç i cili ndodhet i shtrirë në tokë
Nga plumbat ka mbetur e plagosur edhe një 31 vjecare, e cila ndodhej në lokal më dy shqiptarët. Në zonë janë gjendur disa gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Mediat greke raportojnë së dy shqiptarët e vrarë janë të përfshirë në veprimtari kriminale dhe rezultojnë persona me precedentë kriminal.
Pista kryesore e hetimit është ajo e larjes së hesapeve, teksa nga të dhënat e para policia greke dyshon se ka të bëjë me vrasës me pagesë.
