Demalia: Sot akoma promovohen letërsia dhe figurat e komunizmit si riciklim i krimit e antivlerave

Analisti Ilir Demalia shkruan në Facebook se historia letërsisë dhe artit shqiptar që nga 1945 ka qenë nënshtrim total deri në neveri ndaj regjimit komunist.

Sipas tij, është tregues i qartë fakti që ende sot në vitin 2022, promovohen, himnizohen, zënë vendin parësor në media dhe dekorohen shërbëtorët e komunist dje si fasadë e demokracisë.

Demalia: Çdo shkrimtar që radhitet në flamujt partiake, herët ose vonë do të gjendet para alternativës; ose të pranojnë nënshtrimin ose te pranojnë heshtjen.
George Orwell

Historia letërsisë dhe artit shqiptar që nga 1945 ka qenë nënshtrim total deri në neveri ndaj regjimit komunist. Heshtja do të ishte gjysma e të keqes. Nuk e bënë as këtë. Ata që u rebeluan përfunduan burgjeve dhe disa morën dhe plumbin. Të tjerë u ndaluan dhe anatemuan.

Është tregues i qartë fakti që ende sot në vitin 2022, promovohen, himnizohen, zënë vendin parësor në media dhe dekorime shërbëtoret më të zellshëm të regjimit komunist dje, sot nga armata e neverisë artistike, politike, mediatike e bandave politike, si shërbëtorë të zellshëm në shërbimin ndaj trashëgimisë komuniste si riciklim i krimit dhe antivlerave në manipulim dhe simulimin si fasadë demo(n)kratike. Shqipëria vazhdon si shoqëri e mendësisë komuniste si politike dhe kulture.