Fishekzjarre, ora të shtrenjta dhe një person që do kalonte kufirin, në pranga 67 vjeçari në Durrës

Një person është arrestuar nga policia e Duurrësit pasi është kapur duke transportuar ora të markave të shtrenjta, kuti me lëndë piroteknike dhe mallra të tjera kontrabandë.
Gjatë kontrollit ai u kap duke transportuar gjithashtu edhe një 37-vjeçar, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, i cili u arrestua gjithashtu.
Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Vigjilje”u arrestuan në flagrancë shtetasit B. R., 67 vjeç, banues në Tiranë dhe R. M., 37 vjeç, banues në Durrës.
"Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, në automjetin që drejtonte shtetasi B. R., u gjetën 31 ora të markave të shtrenjta, 6 kuti me lëndë piroteknike (780 fishekzjarre dhe kapsolla) dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim, gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kapën shtetasin R. M., i cili transportohej nga 67-vjeçari, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit," njoftoi policia.
Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shtetasit R. M. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dokument identifikimi i falsifikuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.