Ballanca për herë të fundit si Avokate e Popullit: Gjuha e urrejtjes po dëmton vendin
Gjuha e urrejtjes po mbizotëron në Shqipëri. Përmes kësaj shprehjeje Avokatja e Popullit ka kërkuar rishikimin e sjelljes që nga elita shqiptare, duke theksuar se vetëm shteti i së drejtës do të forcojë sistemin demokratik në vend.
Në fjalimin e fundit si Avokate e Popullit dhe në drejtim të konferencës vjetore Erinda Balanca e ka vënë theksin te cënimi i demokracisë. Për të kryesfida e Shqipërisë duhet të jetë drejtësia.
“Shteti i së drejtës në vendin tonë është kryesfida e tranzicionit.”
Nga ana tjetër ajo ka nënvizuar efektet negative të gjuhës së urrejtjes që kanë sjellë uljen e besueshmërisë prej shoqërisë.
“Gjuha e urrejtjes e cila kohët e fundit është bërë pjesë e shoqërive tona duke dhënë një kontribut jo të vogël negativ në rrënimin e besimit të publikut te qeveria.”
Në konferencë kryetarja e kuvendit lindida nikolla nënvizoi rëndësinë e rolit të gruas dhe dënimit të dhunuesve.
“Dhuna ndaj grave e vajzave është pasojë e mjaft rrethanave ekonomike, politike, shoqërore e kulturore.”
Rolin e Avokatit të Popullit e kanë vlerësuar edhe ambasadorët e akredituar në tiranë të cilët theksuan respektimin e të drejtave të njeriut.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
