Xhixho: U shembën se trualli është ajo që i duhet Bashkisë, miliona euro në xhepat e oligarkëve
Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, deklaron se shembjet e pallateve te rruga “Myslym Keta” u bënë për shkak trualli është ajo që i duhet Bashkisë së Tiranës,
Xhixho thotë se miliona euro që dalin prej aty për të shkuar në xhepat e oligarkëve është arsyeja pse shkelen me këmbë të drejtat e pronës së qytetarëve.
“Pabesia dhe arroganca e një pushteti që plaçkit qytetarët e vet u pa sot sërish.
Në paligjshmëri të plotë, banorët e pallatit në rrugën “Myslim Keta” u nxorën jashtë, si të ishin pushtues dhe jo qytetarë të thjeshtë që kanë derdhur në ato shtëpi djersën e një jete.
Njësoj si banorët e Astirit, Bregu të Lumit dhe 5 Majit, ata u hodhën në rrugë, sepse trualli është ajo që i duhet Bashkisë së Tiranës.
Miliona euro që dalin prej aty për të shkuar në xhepat e oligarkëve është arsyeja pse shkelen me këmbë të drejtat e pronës së qytetarëve.
Asnjë projekt zhvillimor nuk justifikon padrejtësinë dhe arrogancën me të cilët qytetarët hidhen në rrugë.
Përgjigjen ndaj agresionit të pushtetit, si shumë qytetarë të tjerë, ata do e japin me votë më 14 maj!”, shprehet Xhixho.
