Çuçi takohet me kreun e Eulex: Dënova sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe çdo akt tjetër dhune
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2022, 19:52
Ministri i Brendshëm shqiptar, Bledi Çuçi ka takuar ditën e sotme ambasadorin Lars G Wigemark, kreun e misionit EULEX Kosovë.
Ai bën me dije se duke diskutuar për situatën në Kosovë dënoi sulmet ndaj Policisë së Kosovës, sulmet ndaj përfaqësuesve të EULEX dhe çdo akt dhune tjetër që bie ndesh me rendin kushtetues atje.
Çuçi: Pata sot një bisedë me ambasadorin Lars G Wigemark, kreun e misionit EULEX Kosovë, me të cilin ndamë shqetësimin për situatën e krijuar së fundi në veri të Kosovës.
Dënova sulmet ndaj Policisë së Kosovës, sulmet ndaj përfaqësuesve të EULEX dhe çdo akt dhune tjetër që bie ndesh me rendin kushtetues, krijon pasiguri për banorët vendas, si dhe minon ecurinë e dialogut Prishtinë-Beograd.

