Dua punë të ushqej fëmijët, apeli i Elionit nga Fieri

Pamundësia ekonomike për ti siguruar bukë fëmijëve e bën burrin të qajë. Në një situatë të tillë është familja e Elion Rezës në lagjen Drizë të Fierit. Ata bëjnë thirrje për ndihmë për shtëpinë pa asnjë kusht për jetesë dhe një punë për të siguruar të ardhurat.

Lotët nuk i binden Elion Rezës kur flet për fëmijët e mitur të cilët po i rrit në skamje.

Brenda shtëpisë së ndërtuar 14 vjet më parë në lagjen "Drizë" të Fierit, lagështia dhe i ftohti e bëjnë pothuajse të pamundur jetesën.

Mariola, e zona e shtëpisë tregon frigroiferin bosh.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Do fëmija të hajë frigoriferi bosh. Fëmija im nuk merr asgjë në shkollë të hajë"

Elioni ka kërkuar disa herë ndihmë në institucione por askush nuk i është përgjigjur deri më tani.

"Shpresa të kota"

Ai kërkon një punë, që të mund të sigurojë të ardhurat e familjes.

"Dua të më ndihmojnë të riparoj shtëpinë, ndihmë ekonomike dhe punë. Dua punë se po pate punë ushqen dhe familjen"

Familja 4 anëtarëshe në Fier apelon që të ndihmohet nga kushdo që ka mundësi në prag të festave por edhe dimri pritet të jetë i vështirë për ta.