Frikë nga transparenca, policët rrethojnë KLSH për ta "ruajtur nga kamerat"
Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni që për nga rëndësia duhet të jetë dhe më transparenti dhe i hapuri me median. Por parimi nga fakti ndryshojnë shumë.
Është pikërisht ky institucion që sapo i vendos kamerën për të kërkuar sadopak llogari menjëherë tronditet dhe vihet në alarm.
Ora News kërkoi të verifikonte korrektësinë e punonjësve të këtij institucioni në punë por përballja ishte me kërcënimin e gazetarëve.
Polici: Nuk jeni në vendin e duhur të stacionuar, ose një arsye pse jeni këtu.
Gazetarja: Jam gazetare investigative dhe nuk kam të drejtë përveç drejtorit tim të Informacionit ti jap informacion se ku jam dhe çfarë po bëj. Është puna ime.
Polici: Mund të bëni detyrën tuaj duke paraqitur një kërkesë pranë institucionit për tu vendosur diku, monitoruar etj.
Gazetarja: Ke urdhër që të largohem.
Polici: Kemi që dje që ju themi që duhet të largoheni që këtu. Është perimetër i institucioneve.
Gazetarja: Unë ku do punoj?
Polici: Ju do punoni në bazë të normave, bëni kërkesë për një vendqëndrim të caktuar. Do ju largojmë se jeni burim aksidenti.

Edhe pse për të verifikuar të dhënat e marra nga burimet u kërkuan zyrtarisht, gazetarët u përballën me presione, madje dhe kërcënime se do ti burgosnin.
Këta janë efektivë të komisariatit numër 1 në kryeqytet, që kanë pretenduar për perimetër sigurie pranë institucionit që kërkon që të bëjë transparencën në vend.
Por në fakt edhe kur kryeministria hoqi kangjellat e rrethimit, KLSH e drejtuar nga Arben Shehu ku e ka perimetrin e sigurisë dhe për çfarë ka frikë?
Apo për punonjësit që kërkojnë të mbërrijnë në punë në orën që duan dhe të ikin po kur të duan.
E në fakt mësohet se në polici është kërkuar ndihmë pasi KLSH ndihej i intimiduar.
Se për se dhe çfarë frikësohet KLSH nuk dihet.
Mbetemi në pritje të informacionit zyrtar.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
