Shabani: SPAK po zvarrit procedurat, Dumani ka një shans historik

Endrit Shabani sot i kujtoi 5 çështjet kryesore kreut të ri të SPAK Altin Dumanit, hetimet e incineratorëve, sterilizimit, Ndragetës, tenderat e rrugëve dhe shembja e teatrit.

Endrit Shabani aktivist në një intervistë për Ora News tha se SPAK po zvarrit procedurat por “Dumani ka një shans historik për të rikthyer besimin e qytetarëve te reforma në drejtësi”.

Pse kanë ngecur hetimet për këto 5 çështje deri më tani?

Endrit Shabani: Këto janë 5 çështje të ardhura nga qytetarët të cilët kërkojnë një drejtësi të pavarur. Dumani ka shansin e fundit për të mbajtur gjallë atë shpresë që qytetarët kanë te reforma në drejtësi. Nëse këto çështje nuk shqyrtohen, nëse afatet tejkalohen ata që kanë vjedhur pasuritë e shqiptarëve bahen të pafajshëm e për pasojë fitojnë pavarësinë nga ligji vetëm pse SPAK zvarrit procedurat. Sot SPAK ka detyrë të na bind që sot fillon periudha e ndëshkueshmërisë.

A janë denoncime thjesht politike apo drejtësia nuk ka funksionuar?

Endrit Shabani: Problemi që kemi sot është se ende nuk kemi përgjigje kallëzimi ynë për aferën e sterilizimit sot nuk ka një përgjigje. Thjesht kjo ka zgjatur shumë kanë kaluar 3 vite nga kallëzimi ynë. Me kalimin e kohës këto çështje kalojnë pa u shqyrtuar fare. Ende nuk kemi marrë një përgjigje. Kallëzimi i dytë për incineratorët ka në burg sot një deputet por ka dhe incinerator të tjerë. Dumani ka një shans historik për të rikthyer besimin e qytetarëve te reforma në drejtësi.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.