Përmbytjet në Shkodër Lezhë, Bashkitë bëjnë bilancin e 24 orëve të fundit

Qarku i Shkodrës edhe këtë të hënë vijon të jetë nën pushtetin e ujit.

Në njoftimin e saj, Bashkia e Shkodrës ka sjellë detaje të reja lidhur me situatën e përmbytjeve në qytet.

Aktualisht sipërfaqja totale e përmbytur është 2350 hektarë, ku ka një rënie të ujit prej 370 hektarësh, ndërsa në 80 banesa ka prezencë uji në oborre dhe stalla.

Ndërkaq, Ujësjellësat Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funksionit, ndërsa në njësinë administrative Dajç rruga Darragjat-Shirq është e pakalueshme, pasi në vendin e quajtur Urrelat uji arrin në lartësinë 85 centimetër.

NJOFTIMI I BASHKISË SË SHKODRËS

Situata ne Bashkine Shkoder nga raportimet e ores 08.00 date 19.12.2022 eshte si me poshte:

✔️ 1.Kuota Drin 6.30 m (nuk ka ndryshime me oren 08.00 te dites se djeshme)7.50 m kuota max

✔️ 2.Kuota Liqen 8.80(nuk ka ndryshime me oren 08.00 te dites se djeshme) 8.70 m kuota max

⭕️Bashkia Shkoder toke e permbytur 2350 Ha ne total, ka nje renie prej 370 Ha me oren 08.00 te dites se djeshme.

⭕️Banesa me prezence uji ne oborre e stalla ne total 80, ka terheqje te ujit ne 75 banesa nga ora 08.00 e dites se djeshme

Nj.A. Ana Malit ka permbytur ne nje sip prej 1200 Ha. Ne rrugen e Obotit nuk kalohet (niveli 85 cm, ka renie me 15 cm me diten e djeshme) kalueshmeria vetem me mjetet e larta ushtarake ( 2  mjete te kalueshmerise se larte , 1 varke e 11 efektiv te FA)

Ujesjellesi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht jane jashte funksionit.

Ne njesine administrative Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme ne vendin e quajtur Urrelat arrin ne lartesine 85 cm , ka renie me rreth 15 cm me oren 08.00 te dites se djeshme, sip toke e permbytur 700 Ha, Berdice 250 Ha, Velipoje 200 Ha

Strukturat e EC te Bashkise Shkoder jane prezente ne terren.



SITUATA NË QARKUN LEZHË

Ne qarkun Lezhë nuk ka patur reshje. Kuotat e lumenjve Drin, Mat dhe Gjadër janë ulur në kuota normale.

Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.4m,  ka rreth 400 ha të përmbytura, në ish-kënetën e Torovicës.

Hidrovorët e tjerë punojnë sa për të ruajtur kuotat.

Në bashkinë Kurbin nuk raportojne probleme.

Në bashkinë Mirditë nuk raportojne probleme.

• Si qark vazhdojnë të jenë të përmbytur rreth 400 ha tokë.

Problematika të tjera nuk raportohen.