Tentativa për përdhunim në grup të 14-vjeçares brenda shkollës, 2 në burg, lirohen shqiptarët

Një 16-vjeçar rom dhe një 15-vjeçar grek janë lënë në burg për tentativën e  përdhunimit në grup të shoqes së tyre të klasës, në ambjentet e një shkolle të mesme në Korinth.

Tre të tjerët, mes tyre dy shqiptarë,  janë liruar me kushte shtrënguese.

Ata do të duhet të paraqiten në Drejtorinë e Policisë së zonës së tyre.

Procesi i kërkimit të faljeve të pesë nxënësve ka filluar në orën 12 të së enjtes, është ndërprerë rreth orës 01:00 dhe ka vazhduar të premten në mëngjes me vendimin për paraburgimin e dy të akuzuarve.

Siç rrëfeu 14-vjeçarja në polici, sulmi ndodhi rreth orës 11 të mëngjesit të së mërkurës (14/12), ndërkohë që zilja e fund pushimit kishte rënë dhe nxënësit po ktheheshin në klasë.

Pesë shokë të klasës e kanë imobilizuar duke ushtruar dhunë fizike dhe më pas e kanë prekur në gjoks dhe organet gjenitale.

Nxënësja njoftoi drejtorinë e shkollës dhe prindërit e saj dhe pasditen e së njëjtës ditë nëna e saj denoncoi ngjarjen në Policinë e Korinthit.

Përveç arrestimit të nxënësve, autoritetet ngritën edhe një kallëzim ndaj prindërve të tyre për neglizhencë për mbikëqyrjen e të miturve.