Nuk u nisën me traget, shoferët e mjeteve protestë në Portin e Durrësit: U futën kamionë nga Serbia e Mali i Zi
Një protestë e shofereve që kanë mbetur pa u nisur me traget për në portin e Ankonës është zhvilluar mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit.
Janë mbi 100 mjete që kanë mbetur pa u imbarkuar në tragetin e linjës së Ankonës.
Shoferët në linjë telefonike janë ankuar në redaksinë e Ora News se sot ka pasur konfuzion në pikën e skanerit nga mjetet e shumta dhe procedurat e tejzgjatur.
Ata kanë parkuar kamionë transporti, autobusë me pasagjerë dhe mjete të tjera në port, ndërsa shihet edhe prania e policisë.
Ata bëjnë me dije se shkak janë bërë kamionët vetëshkarkues nga Serbia dhe Mali i Zi të cilët u futën për kontroll duke spostuar mjetet qe udhëtojnë çdo herë me këto linja.
Ndërkohë, sipas shoferëve, këta kamionë duhet ta bëjnë skanerin në tjetër vend.

