Librazhd, i riu kapet me 34 doza kanabis gati për shitje, në shtëpi ia gjejnë të papërpunuar

Një 20 vjeçar banues në Librazhd është arrestuar pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe i sekuestruan 34 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në lagjen nr.1 të qytetit u gjetën dhe sekuestruan 8 qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 1.6 kg, 1 aparat celular, 1 peshore elektronike dhe 2 300 000 të rinj të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.   

Operacioni u kodua “Faza” dhe u finalizua mbëshetur dhe në inteligjencën informative, pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. 

D. Ç., 20 vjeç, banues në Librazhd akuzohet për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve".