Bashkëpunëtorë në OJF, Ora News siguron foton e Menduh Kurt-Dedës dhe Marjeta Karajt para vrasjes

Në këtë foto të siguruar nga Ora News shikohet Menduh Kurt-Deda së bashku me Marjeta Karaj.

Kjo foto, e cila sipas policisë, është e shkrepur në vitin 2015 dy vite para së të ndodhtë krimi i rëndë.

Sipas të dhënave Kurt-Deda dhe Karaj kanë qenë bashkëpuntorë për ngritjen e një shoqata jofitimprurëst për të ndihmuar fëmijët jetim të ushtarakëve.

Është ende e paqartë nëse Marjeta ia ka thënë një borxh Menduh Kurt-Dedës më drejt kthimi apo këto para janë marrë nga ky i fundit nga bamirësit që kanë shprehur dëshirën për të ndihmuar këto fëmijë.

Sipas të dhenave që Ora News disponon bashkëpunimi i Kurt-Dedës së bashku me Karaj ka zgjatur dëri në muajt e parë të vitit 2017, që dyshohet që këto para të jenë marrë në këtë vit.

Pasi nuk ka pranuar që t'ia kthejë këtë shumë prej 1 milion lekësh të reja, Marjeta ka angazhuar djalin e saj Besmirin, ku ky i fundit së bashku me shokun e tij Gazmir Ngota e kanë marrë peng, duke e dërguar në Kodër Shupel e dhunuar.

Bashkëpunëtorë në OJF, Ora News siguron foton e Menduh
Gazmir Ngota

Më pas e kanë lidhur me zinxhirë, e kanë lyer me benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.