Me sytë nga SPAK, Yuri Kim tjetër mesazh sot, Rama replikon menjëherë: Jo e Jo! Nuk e zgjidhni ju kryetarin
Zgjedhja e kreut të SPAK duket se nuk është një garë e thjeshtë.
Të gjithë kanë sytë tek zgjedhja e kreut të SPAK që do të mbahet të premten.
E ndërsa SHBA përforcoi sot mesazhin se po monitoron garën duke kërkuar që përzgjedhja të mos ndikohet nga ata që duan të dëmtojnë hetimet.
Yuri Kim shkruan se duhet një shefi i ri të SPAK-ut, i cili - pa frikë e favor - do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. "Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet"
Pak minuta më pas ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama.
“Jam plotësisht dakord me ambasadën e SHBA-së dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorja vulorja fallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!
Rama i kërkon anëtarëve të KLP-së të mos dëgjojnë apo influencohen nga askush
„Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër.”
Jam plotësisht dakord me @USAmbAlbania dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!
— Edi Rama (@ediramaal) December 14, 2022
Të premten Këshili i Lartë i Prokurorisë do të mbidhet për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK. Në garë janë tre prokurorë të cilët më herët kanë dorëzuar platformat e tyre. Arben Kraja do të vijojë të jetë sërisht në SPAK si prokuror i thjeshtë edhe për të paktën 6 vite të ardhshme.
