Lezhë, automjeti me shpejtësi përplas një person me biçikletë dhe 3 makina të parkuara
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2022, 10:12
Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shëngjin.
Një automjet i cili lëvizte me shpejtësi ka humbur kontrollin, duke goditur një person që lëvizte me biçikletë dhe 3 automjete të tjera të parkuara para një lokali.
Nga aksideni ka mbetur i plagosur drejtuesi i biçikletës i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
