Kievi akuzon Twitter për “komplot”, ndihmësi i Zelenskit: Elon Musk po zbeh luftën në Ulrainë

Twitter dhe Elon Musk krahas të majtës në SHBA është shigjetuar edhe nga Ukraina. Kievi e akuzon miliarderin se po zbeh luftën në Ukrainë duke fshehur trendin e postimeve për mbulimin e luftës

Këshilltari i presidentit Zelenski, Mikhail Podolljak ka akuzuar Elon Musk për fshehje të tendencave të luftës në Ukrainë në platformën e tij Twitter.

Zyrtari i lartë për persekutim ndaj ukrainasve e cila gjendet prej 9 muajsh nën sulmin rus.

Podoljak: Zhdukja e luftës në Ukrainë nga tendencat në Twitter. Reduktim radikal i postimeve në Twitter që përmendin mbulimin e agresionit rus.

Përdoruesit nuk lejohen të regjistrohen ose të hyjnë në llogari me numrin e telefonit ukrainas.

Ndihmësi i presidentit iu referua disa lajmeve në mediet ukrainase se përdoruesit me numra telefoni nuk ishin në gjendje të identifikoheshin ose të regjistroheshin në platformë.

Multimiliarderi Musk lajmëroi të shtunën se platforma e tij po zhdukte llogaritë e rreme të njohura si bots.

Podolljak la të kuptohet se kryesia e re e Twitter po censuron mbulimin e krizës në Ukrainë, ndërsa stafi i Elon Musk po publikon praktikat e censurës në platformë në mes të fushatës presidenciale të SHBA-së 2020. 

Në javët e fundit, Musk është angazhuar vazhdimisht në një përplasje të hidhur me mbështetësit e Ukrainës, duke përfshirë zyrtarët më të lartë të vendit.