Gjonça: Të ndryshojmë mendësitë, le të urojme “Tjetër herë me Vajzë!”
Arjan Gjonça, ekspert i Demografisë për UNFPA në një intervistë me gazetaren e Ora News, Sonila Musai, foli në lidhje me studimin që ka bërë UNFPA ku thuhet se raporti natyror i lindjeve midis meshkujve dhe femrave duhet te jete afersisht 105 meshkuj per 100 femra.
Gjatë fjalës së tij Gjonça tha se perzgjedhja e seksit te femijës para lindjes eshte nje praktike e demshme, nje nga format e dhunes me bazë gjinore qe praktikohet ende në vendet e Europës Juglindore si Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.
Sipas tij problematika theksohet edhe më shumë në momentin kur ka lindje vajzash të njëpasnjëshme në një familje dhe ka mungesë të djemve.
Familjet kanë qenë të gatshme të përsërisnin lindjet deri në momentin që arrinin të kishin një djalë.
Mund të arrijnë deri në ndalimin e shtatzanive apo dhe në reduktimin e numrit të vajzave në familje pas arritjes së numrit të dëshiruar.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
