S’ka besim të zyrat e punës, rreth 60% punësohen me mik ose ndërmjetës

Rreth 15% e të papunëve kërkojnë mundësitë e tyre në zyrat e punësimit, pjesa tjetër ose punësohen me mik, ose përmes kërkimeve të lira. Për ekspertët e punësimit, arsyet e largimit nga Shqipëria mbeten, pagat e ulëta dhe mungesa e promovimit në kompani.

Mungesa e prespektivës  në kompanitë vendase dhe pagat e ulëta janë arsyet kryesore që i bëjnë shqiptarët të kërkojnë mundësi punësimi jashtë kufijve.

Erjon Muça ekspert në punësim, thotë se punëdhënësit e huaj  po ofrojnë gjithmonë e më shumë lehtësira për të tërhequr  shqiptarët..

Erjon Muça: Kriteret e ulëta që vendet europiane kanë bërë për të tërhequr dhe thithur punonjës. Aq sa zyrtarisht nuk ia njohin formimin e tyre në dokumente por i vënë në provë dhe nëse dinë gjuhën dhe ecin mirë i sigurojnë një kontratë afatgjatë

Në zyrat e punësimit qoftë shtetëroret, apo edhe private, shkojnë rreth 15%  e të papunëve.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Erjon Muça: “Kompanitë kur kanë nevojë përdorin çdo formë e alternativë e çdo mjet që të gjejnë më lehtë e më shpejt punonjësin për të cilin ka nevojë”

 Pjesa tjetër punësohen me mik.

Erjon Muça: “Shumë kompani përzgjedhin të punësojnë me miq e të njohur, sugjerime nga stafi i tyre aktual nëse kanë miq që plotësojnë kritere për një pozicion vakant.

Në muajt e fundit në vendin  tonë ëshët vënë re një rritje e të punësuarve në sektorin e agroturizmit dhe bujqësisë.

Ndërsa sipas të dhënave të INSTAT shkalla e punësimit për grupmoshën 15-64 është 64.4%.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.