30 vite “Kappa Oil”, ndër kompanitë e para shqiptare, tashmë e shtrirë në shumë shtete
Kappa Oil ka festuar 30-vjetorin e themelimit të kompanisë mes të ftuarve të shumtë, miq dhe bashkëpunëtorë.
"Të pranishëm klientë nga të gjithë trevat e Shqipërisë, të huaj nga kontineti europian, nga Lindja e Mesme, nga Azia dhe Afrika."
Presidenti i kompanisë, Krenar Lasku, ka përshkruar një histori të rritjes së kompanisë që u kthye nga i pari subjekt të lindur menjëherë pas rrëzimit të sistemit diktatorial në një përhapje në 30 shtete.
"Ishte kompania e parë pas ndërrimit të sistemeve."
Vetëm pak vite pas themelimit u arrit firmosja me kompaninë gjermane duke bërë që Kappa Oil të shtrihet në Shqipëri e më tej, por dhe të jetë pjesë e panaireve në botë.
"Rreth viteve 2005 Kappa Oil lidhi kontratë bashkëpunimi me kompaninë gjermane Ravenol. Jemi ndër kompanitë e vetme që marrim pjesë në panairet më të mëdha ndërkombëtare."
Lasko thekson se cilësia bën që produktet të kërkohen.
"Falë cilësisë së produktit Kappa Oil me teknologjinë gjermane bashkë me Ravenol kompania sot është e shtrirë në 30 shtete të botës."
Në këtë 30 vjetor Presidenti i kompanisë falenderimin më të madh e ka te punonjësit që iu bashkuan sfidës.
"Besoj se ata janë skuadra më e mirë."

