Investimet i merr lumi/ Argjinatura e Zaranikës u rregullua 2 vite më parë, shirat e nxjerrin jashtë funksioni
Shirat e rëna gjatë dy ditëve të fundit kanë dëmtuar argjinaturaën e përroit të Zaranikës. Investistimi i bërë rreth dy vite më parë me vlerë mbi 2 milionë euro duket se ka shkuar dëm. Banorët i frikësohen përmbytjeve në rast se nuk ndërhyet.
Këto janë fotot e publikuara me 19 tetor të vitit 2019, teksa kreu i grupit socialist Taulant Balla, kryetari i Elbasanit Gledian Llatja dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi inspektonin investimin për rikonstruiktimin e argjinaturës në përroin e Zaranikës në Elbasan.
Asokohe vetë zyrtarët e lartë deklaruan se investimi ishte mbi 2 milion dollarë, ndërsa do i jepte përfundimisht zgjidhje përmbytjeve në zonë.
Por, pak orë shi gjatë dy ditëve të fundit mjaftuan që 2 milionë dollarë t’i marrë lumi.
Këto janë pamjet e përroit të Zaranikës në Elbasan këtë të hënë, 12 dhjetor 2022.
Uji ka çarë argjinaturën ndërsa ka marrë para një pjesë të saj.
Banorët thonë se ndjehen të frikësuar për shkak të dëmtimit pasi jo pak herë janë përmbytur nga përroi gjatë shirave.
"Rrezikon jashtë mase. Investimet e para dy viteve janë pa vlerë se nuk u bënë si duhet nga firma."
"Është shumë problem. Po u dëmtua argjinaturta rrezikon gjithë qytetin."
Siç duket edhe këtë herë, një tjetër investim milionësh ka shkuar dëm, ndërsa miliona lekë të tjera pritet të jepen për rikonstruktimin edhe një herë të kësaj argjinature.



Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
