Jaço kundër amnistisë fiskale e pasaportave të arta: Mos të bëhemi si Irani dhe Koreja e Veriut
Investitorët e huaj kanë ngritur shqetësimin për përfshirjen e grupeve kriminale në koncesionet në Shqipëri. Madje në konferencën për parandalimin e pastrimit të parave u theksua se qarkullimi i parave të pista. Duke kundërshtuar amnistinë fiskale por dhe idenë e pasaportave të arta Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, thekson se e vetmja rrugë mbetet përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të BE
Investitorët e huaj në Shqipëri vazhdojnë ta shikojnë me shqetësim ndikimin e korrupsionit në konkurrencën e lirë.
Në konferencën për parandalimin e pastrimit të parave, organizuara paraditen e sotme në Tiranë, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço nënvizoi edhe ndikimin negative që do të ketë amnistia fiskale e propozuar nga qeveria Rama
Enio Jaço:"Pastrimi i parave i organizuar nga grupe kriminale, shkon drejtëpërdrejtë në dëm të krijimit të këtij terreni dhe ambient ku operohet në një treg të lirë. Dëmton në mënyrë të drejtëpërdrejtë tregun e lirë. Gjejnë terren në koncesione të ndryshme që bëhen nga qeveria apo sektori privat”
Edhe nisma për ti dhënë pasaportën shqiptare të huajve që investojnë në vend shihen si rrezik i shtuar
"Çdo iniciativë si amnistia fiskale dhe pasaportat e arta nuk ndihmojnë në situatën ku Shqipëria është, në zonën gri. Duhet të kuptojnë se në zonën e zezë janë vetëm tri vende: Mianmari, që është një juntë ushtarake, Irani dhe Koreja e Veriut. Nuk besoj se duam të shkojmë në atë shoqëri.
Është absurde që FMN detyrohet të bëjë komente të vazhdueshme për rrezikun që i kanoset Shqipërisë për vijmësinë për të qenë në zonën gri. Duhet një luftë e vazhdueshme ndaj informalitetit sepse ai është terreni i duhur për pastrimin e parave dhe grupet kriminale," tha ai.
Si zgjidhje për të krijuar tregun e lirë u propozua përputhja e legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian.
Më herët për shkak dhe të raporteve negative që kanë zbuluar shoqatat e investitorëve të huaj në Shqipëri janë shënuar edhe përplasje të mendimeve me qeverinë. Ndërsa së fundi duket se debate do të jetë për masat në parandalimin e pastrimit të parave dhe kontratave të dhëna pa konkurrim.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
