Ruka i zhgënyer nga Akademia e Shkencave: Edhe atje është futur politika
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, profesori Et’hem Ruka u shpreh se ka konkurruar në Akademinë e Shkencave, por nuk ka mundur të futet.
Ai tha se ka humbur vetëm për 2 vota dhe se nuk besonte se edhe në këtë institucion do të kishte futur hundët politika.
Ruka: Unë konkurrova për në Akademinë e Shkencave, por humba për dy vota. Nuk mund ta besoja se edhe atje ka hyrë politika, por rregullat atje janë edhe qesharake. Unë mora 11 nga 13 vota. Kjo nuk ka shumë rëndësi, por rëndësi ka që më thërrasin profesor. Ata me rastin e 50-vjetorin më dhanë titullim nderi i Akademisë.
Emisioni “Drejt” nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.