“Midis nënës dhe të vërtetës, zgjedh të vërtetën”, Berisha: Non grata ime akti më korruptiv në histori

Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të PD  nuk ka lënë pa përmendur as shpallen e tij non grata nga SHBA.

Ai u shpreh se sot pas 32 vitesh i duhet të përballet me dinjitetin me diplomatët e vendeve mike por ai shprehst se “midis nënës time dhe të vërtetës unë zgjedh të vërtetën”.

Sali Berisha: Pas 32 vitesh më duhet të përballem me dinjitetin me diplomatët e vendeve mike. Por  midis nënës time dhe të vërtetës unë zgjedh të vërtetën. Kanë rrëmuar dhe rrëmojnë por unë nuk qesh kësaj here me rrëmimin. Të rrëmojnë dhe do të kuptojnë se kanë kryer aktin korruptim më madhor në histori.