PL: Hapja e Bovillës, krim i Veliajt rrezikon jetën e mijërave banorëve
Partia e Lirisë akuzoi kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj se ka urdhëruar hapjen e portave të liqenit të Bollivës, duke vënë në rrezik jetën e mijëra banorëve në fshatrat e Fushë-Krujës dhe duke shkaktuar përmbytje të mëdha në zonë.
Nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari ka akuzuar kryetarin e bashkisë Tiranë së është fajtor për përmbytjen e disa fshatrave të Krujës pas hapjes së portave të liqenit të Bovillës.
Prefektura e Qarkut Durrës njoftoi të dielën se si pasojë e shkarkimeve të mëdha nga Bovilla lumi Ishëm në pjesën e fshatit Marqinë, Njësia Administrative Bubq, ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur toka dhe po rrezikon banesat.
Ndaj Braimllari e ka cilësuar si të papërgjegjshme veprimin e hapjes së portave të liqenit pa asnjë paralajmërim paraprak pasi me këtë vendim ai u ka rrezikuar jetën dhe pronën mijërave banorëve.
Braimllari shprehet se maxhoranca në pushtet është e paaftë për të menaxhuar emergjencat edhe më të vogla. Pasi dy javë më parë hapi dyert e Hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe përmbyti gjithë Shkodrën, tashmë historia përsëritet në Tiranë dhe Krujë.
E në këtë kontekst Braimllari thotë se mjaftuan pak shi gjatë natës dhe Erion Veliaj dha urdhërin që të hapen portat e liqenit të Bovillës pa marrë parasysh se çfarë mund të ndodh me ujin që derdhet prej tyre.
Erion Veliaj me papërgjshmërinë e tij dhe pa asnjë ekspertizë teknike, thekson Braimllari, po kryen një krim duke rrezikuar pronat dhe jetën e shumë banorëve të tjerë.
Për këtë situatë do të reagonte edhe deputeti I PL-së, Petrit Vasili i cili theksoi se fshatrat e Krujës ndodhen në pushtetin e ujit pas hapjes pa paralajmërim të portave të Bovillës.
Kjo përmbytje, thotë Vasili, që ka si autor të vetëm Erion Veliajn dhe keqmenaxhimin që ai u ka bërë të gjitha resurseve të kryeqytetit, ka rrezikuar seriozisht jetën e banorëve të fshatrave të Krujës.
Vasili ironizon Veliajn duke i kujtuar kohën kur kryebashkiaku i Tiranës premtonte dikur se do t’i lajmëronte qytetarët që përpara për motin e keq, tani nuk i njofton as kur hapin portat e Bovilles që përmbytin shtëpi dhe qindra hektarë toke.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

