Tensionet në Mitrovicën e Veriut, Rama: Kosova ka mbështetjen dhe solidaritetin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e projektit të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano.

Në fjalën e tij ai dha dhe një mesazh sa i takon situatës në veri të Kosovës për të cilën u shpreh se Kosova ka mbështetjen e plotë të Shqipërisë.

"Përshëndes kryeministrat Kurti dhe Kovaçevski, të dy e patën të pamundur të ishin këtu për shkak angazhimesh. Në rastin e Kurtit e keni parasysh që bëhet fjalë për situatën krijuar së fundmi në veri, dhe kanë të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë," tha ai.