Berisha në Kuvend me syze: Dhëmbë për dhëmbë me regjimin, opozitën se ndalin dot gjithë kriminelët e Shqipërisë bashkë

Grushti ndaj Sali Berishës në 6 dhjetor, ditën kur opozita protestonte dhe në Tiranë mbahej Samiti BE-Ballkani Perëndimor, nxehën gjakrat edhe në seancën e sotme në Kuvend.

Teksa ju drejtua foltores, Berisha  tha se prania e tij aty është dëshmi e shpirtit të opozitës për t’u përballur dhëmbë për dhëmbë me regjimin e Edi Ramës.

Berisha: Flas sot në këtë parlament me thirrjen time drejtuar mbarë qytetarëve shqiptarë. Popullit opozitar. Në këto momente në të cilat ky regjimi i mbështetur tërësisht në krimin, drogën, vjedhjen e qytetarëve shqiptarë dëshmoi se është i aftë të bëjë gjithçka për eliminimin e opozitës së vërtetë.

Por unë jam sot këtu sot si dëshmi e shpirtit të pamposhtur të opozitës, e vendimit të saj për t’u përballur dhëmbë për dhëmbë me këtë regjim kriminal, me kreun e tij Edi Rama i cili në traditën e të etërve të tij mizorë dhe xhelatë, babai i tij firmoste varjen në litar të kundërshtarit, dajës së tij që urdhëronte varrosjen të gjallë të kundërshtarëve politik.

I them se je i pashpresë se nuk do arrish kurrë të mposhtësh opozitën e shqiptarëve. Në aktin më korruptive ke arritur të blesh dhe të shesësh deklarata. Deputetët, kryetarë opozite por ato kanë marrë fund. Ato u arkivuan.

Berisha u qëndroi akuzave se kryemnistri Rama në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, rekrutuan dhe paguan një agjent të policisë kriminale për të goditur liderin e opozitës.

Por ai e paralajëmroi Ramën se  edhe nëse të gjithë kriminelët e Shqipërisë po të bëhen bashkë nuk do të mund ta ndalin vrullin e opozitës dhe popullit opozitar.

Berisha: Edi Rama duke nxjerrë në mes të rrugës një kriminel një agjent të policisë kriminale të përgatitur me ministrin e familjes, që në kohëra të ndryshme ndajnë të njëjtën bashkëshorte, Edi Rama mendoi se kjo është rruga për të triumfuar mbi opozitën

Po i them këtu që të gjithë kriminelët po të mbledhësh, të gjithë vrasësit dhe trafikantët po t’i futësh në këtë sallë kurrë nuk mund ta mposhtësh opozitën dhe popullin opozitar. Unë kam marrë mijëra mesazhe nga qyetatrët dhe ato konvergojnë në përgjigjen që duhet t’i japim Edi Ramës.

Një përgjigje të përbashkët dhe solemne kundër këtij armiku që nuk ka normë, kundër këtij burracaku që zgjedh një ditë të rëndësishme për shqiptarët për të kryer krimin, duke menduar se ajo do të shërbejë si maskë mbulesë për të.

Unë e fala Gerti Shehun se është një mjeran që merr para, pse duhet të rri ai në burg dhe Gertat e tjerë të rrinë në parlament të kapardisur, të kollarisur.