Veliu: Situatë tejet e tensionuar, diplomacia kosovare ra në grackë
Situata në veri të Kosovës paraqitet e tensionuar. Por çfarë është një provokim, një përpjekje politike apo një situatë delikate në Kosovë për shkak të sjelljes së Beogradit në veriun e Kosovës?
Lulzim Veliu ekspert për çështjet evropiane në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se “Është një provokim i qartë kundrejt institucioneve të Kosovës”.
Për ekspertin Veliu “Diplomacia kosovare ra në grackë”.
Lulzim Veliu: Një situatë tejet e tensionuar është kohët e fundit në veri të Kosovës. Është një provokim i qartë kundrejt institucioneve të Kosovës. Me apo pa dashjen e saj ra në grackën e provokimeve nga Serbia. Serbia në momentin në të cilin ndodhemi është më së paku e interesuar për stabilizimin e rajonit e aq më pak arritjen e një marrëveshje me Kosovën. Diplomacia jonë bëri disa gabime duke filluar me targat me ndërhyrjen që u bë nga SHBA. Vuçiç diti ta shfrytëzojë mjaft mirë, duke tërhequr policinë, deputetët, gjyqësinë e prokurorinë. Pas këtyre veprimeve Kosova është rikthyer në vitin 2011. Vuçiç është duke e pritur për një kohë të gjatë një moment të tillë. Diplomacia kosovare ra në grackë dhe fajësinë e Vuçiç po e ndan me politikën Kosovare.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
