Baçi: Të gjithë bashkë përballë një kryeministri të pakrahasueshëm në historinë e Shqipërisë

Luan Baçi deputet i PD në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Anila Zyberaj u shpreh se festa e sotme duhej ta gjente PD-n të bashkuar.

Sipas tij PD tashmë është zgjua nga një gjumi letargjik, është riformatua dhe sot është një ekip i mirëorganizuar dhe duhet të jenë bashkë që të mundin Ramën.

Luan Baçi: Urimet sot PD i merr tek strukturat aty ku organizon takimin me strukturat e PD dhe kryetarin. Urimet janë të mira pavarësisht pozicionimit. Do të doja që të gjithë të ishin bashkë sot, aty ku janë strukturat ligjore. 11 dhjetori është dhe rithemelimi i PD. PD në të njëjtën datë bëri rithemelimin e saj. Në saj të atyre vendimeve PD kaloi në një proces të vrullshëm, u zgjua nga një gjumi letargjik. U riformatua dhe sot është një ekip i mirëorganizuar. Duhet të jemi të gjithë bashkë përballë një regjimi të korruptuar dhe një kryeministri të pakrahasueshëm në historinë e Shqipërisë.

Baçi: Të gjithë bashkë përballë një