Aldo Bumçi thirret në SPAK për "Gërdecin": Dosja po përdoret politikisht. Tregon lidhjet me Shkëlzen Berishën

Kur ka kaluar më shumë se një vit nga rihapja e dosjes “Gërdeci” Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje dëshmitarët e asaj kohe, pë të dhënë shpjegime mbi procedurën e ndjekur për dhënien e lejes për demontimin e armëve.

I fundit që është paraqitur sot, 13 dhjetor 2022, për dosjen në SPAK ishte Aldo Bumçi i cili si person në dijeni ka dhënë shpjegime për zhvillimet e 14 viteve më parë kur si pasojë e shpërthimeve humbën jetën 26 persona dhe qindra u dëmtuan

Pas më shumë se 2 orë pyetje Bumçi u shpreh se dha dëshminë e tij para prokurorëve, teksa akuzoi se shkresa e pretenduar se i ka dërguar Shkëlzen Berishës është e falsifikuar.

Aldo Bumçi: “Ata i kishin marrë parasysh vërejtjet e një mbledhje më parë dhe një shkresë që ka një shënim në anë, për zotin, Shkëlzen Berisha. Kjo shkresë është e falsifikuar, dhe nuk i qëndron asnjë testi të thjeshtë logjik. Kam bërë dhe një kallëzim penal në Prokurori, në atë kohë, që e kam bërë publike dhe am kërkuar të hetohet kaligrafia”

Bumçi mohoi po ashtu të kishte lidhje me djalin e ish kryeministrit Berisha sa i përket vendimeve të qeverisë.

Aldo Bumçi:  “Unë me, zotin Berisha, jamë njohur për herë të parë, kur u angazhova politikisht në Partinë Demokratike, në vitin 2004-2005. Dhe takimet e mia me zotin Berisha, kanë qenë strikte përherë, kryesisht për çështje të fushatave politike. Asnjëherë për çështe të qeverisjes dhe egzekutivit”

I druhet një cështjeje penale?

Bumçi thotë se kjo dosje po përdoret politikisht.

Aldo Bumçi: "Nuk i druhem. Sepse kjo cështje nuk qëndron nga përmbajtja. U kthye para fushatës së 2009 dhe po vijon përdorimi politik. Nëse doni ti shkoni së vërtetës vërtetoni falsifikimin. Kam bërë kallzim para 14 vitesh për këtë gjë. Të njëjtin qëndrim kam pasur atëherë dhe e kam tani."

Në fakt, për ngjarjen tragjike u dënuan 29 persona me dënime nga 15 vite, deri në 1 vit burg.

29 të pandehur nga 18 vite deri në 1 vit burg, ku u përfshinë drejtues të lartë të MEICO, gjenerali i ushtrisë apo dhe pronari i kompanisë që kryente demontimin.

Kanë qenë familjarët e viktimave që kanë kërkuar rihetimin e ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë, që kanë sjellë edhe një herë dosjet e Gërdecit, në dyert e prokurorisë.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.