“Ky është regjim i kalbur, qëndron mbi vjedhjen”, Berisha premton: Jetën e japim, votën nuk e falim!
“Revolucioni i PD nuk do të ndalet. Jetën e japim, votën nuk e falim!”
Kështu u shpreh kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të PD.
Berisha shprehet se regjimi aktual është i kalbur dhe ajo që do të bëjë PD është që siç i riktheu votën e lirë PD do t’ia rikthejë dhe qytetarëve votën e lirë.
Sali Berisha: Sot ne jemi më të fuqishëm, shumë herë se sa ishim më 1990 ndaj misioni themelor i PD është së pari siç riktheu votën e lirë për anëtarët e saj të rikthejë votën e lirë për qytetarët e saj. Revolucioni ynë kurrë nuk do të ndalet. Motoja e tij do të jetë “Jetën e japim, votën nuk e falim!”
“Kemi përpara një njeri i cili ka krijuar sistemin e patronazhistëve për të vrarë votën, disponon dhjetëra qindra milion euro për të blerë votën, shpërndan dhjetëra mijëra euro për të blerë deklarata. Ne do ta përmbysim këtë kalbësirë. Ky është një regjim i kalbur që qëndron mbi korrupsionin e vjedhjen. Ne nuk do të kursejmë asgjë për t’ju rikthyer shqiptarëve votën.”
