Ruka tregon se si u bë pjesë e PS-së dhe qeverisë së Nanos: Erdha në Shqipëri për ta refuzuar
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, profesori Et’hem Ruka u shpreh se ishte Fatos Nano ai që i ka ftuar për tu futur në politikë, gjë të cilën e ka refuzuar në fillim.
Ai tha se Nano i është drejtuar duke e cilësuar si intelektual dhe se i nevojitet ekipit të tij qeverisë për të ndryshuar vendin.
Ruka: Kam ardhur në Tiranë për ta refuzuar Fatosin. Ishte mbledhja e parë e PS-së pas formimit të saj. Unë i thashë Fatosit se keni gabuar me mua dhe se unë jam i Shkencave të Natyrës dhe se nuk jam i prerë dhe nuk kam pasion për politikën.
Ai më hodhi dorën dhe më tha se duhet të jem kurajoz dhe se vendit i duhen intelektualë për ta ndryshuar atë. Më tha se duhet t’i bashkohem ekipit të tij. Unë u futa në sallë dhe nuk dola më dhe kam qëndruar 7 legjislatura.
Emisioni “Drejt” nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

