Berisha e quan sukses 6 dhjetorin: Rama po bën gjithçka për të manipuluar goditjen time

Kreu i PD-së, Sali Berisha mblodhi grupin parlamentar të kësaj partie ku mungonin mbështetësit e Alibeaj dhe dy deputetët e rinj.

Ndërkohë, Berisha gjatë mbledhjes u ndal tek primaret për të cilat tha se ishin jë shembull i votës së lirë.

“Përfundimi i primareve dëshmon përpjekjen tonë më serioze që një forcë politike ka bërë ndonjëherë për të respektuar liritë dhe votën e anëtarëve.”

Edhe gjatë këtij takimi Berisha nuk u kurseu akuzat ndaj Ramës, për të cilin tha se nuk la gjë pa bërë për të mbyllur hetimit e sulmit të 6 dhjetorit.

“Ai e dinte se përgjegjësia kryesore për garantimin e një proteste është e tij, e dinte se një akt që s’ka ndodhur urrë, është përgjegjësi që do të binte mbi të. Ai të garantojë gjithçka për një hetim të besueshëm, përkundrazi Edi Rama faktoi se bëri gjithçka për manipulim. “

Berisha protestën e 6 dhjetorit e cilësoi si një arritje që sipas tij tregoi se sa të bashkuar janë demokratët, ndërsa premtoi protesta.