Ambasadorja Yuri Kim çon mesazh: Do jem këtu dhe për ca më gjatë. Plotësoni Gjykatën e Lartë brenda 2023
Kur mbesin pak ditë nga zgjedhja e kreut të SPAK ambasadorja e SHBA-së në Tiranë ka sjellë një tjetër deklaratë të fortë duke kërkuar një proces të ndershëm.
Ndërsa ministria e Jashtme e Shqipërisë deklaroi se kanë nisur procedurat e zëvendësimit të Yuri Kim, kjo e fundit në konferencën “Konsolidimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor theksoi se do të qëndrojë ende në Shqipëri
Yuri Kim: "Ta dini që SHBA-të nuk do të reshtin e as të ndalojnë as dhe ju nuk duhet. Unë kam tre vite në Shqipëri do të jem këtu dhe për ca më gjatë. Dhe ajo që kam mësuar është se ka një sfidë të madhe këtu. Jo sepse Shqipëria është mënyrë unikale e keqe dhe e korruptuar por ka historik këtu dhe duhet të ndjejmë empati dhe respekt për historinë dhe përvojën e popullit shqiptar dhe sfidat me të cilën përballen. Ky është një vend i vogël ku të gjithë njohin të tjerët. Vendimet për drejtësinë na ndikojnë në mënyrë që ndoshta nuk do të donim ti pranonim. Ka ardhur koha që të themi që Shqipëria është gati për fazën tjetër."
Duke e vënë theksin te demosdoshmëria për të dhënë drejtësi ajo apeloi që të ketë barazi
Yuri Kim: “Kur unë mbërrita në janar 2020, ishte e mundur të kishim një Gjykatën Kushtetuese funksionale. Ka kaluar mjaft kohë duhet të ofrojmë drejtësi për njerëzit. Duhet të gjejmë një mënyrë. Populli shqiptar dhe amerikan, presin drejtësi, jo hakmarrje, që të dinë se kur të vijnë në gjykatë do të jenë të barabartë përpara ligjit. Do e dinë se marrin drejtësi në kohë. Ka qenë e rëndësishme për ne si SHBA në uljen e cështjeve të prapambetura”.
Ambasadorja e SHBA-së nxiti plotësimin e plotë të Gjykatës së Lartë brenda 2023 dhe kërkoi intensitet me zgjidhjen e çështjeve të prapambetura.
“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar” kujtoi ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim në ceremoninë e konsolidimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Yuri Kim: “Shpresoj që brenda 2023 Gjykata e Lartë të ketë të gjithë anëtarët. E di që populli shqiptar dhe ai amerikan pret me padurim gjykatat e plotësuar me gjyqtarë që janë të trajnuar të aftë dhe të gatshëm të japin drejtësi. Jo hakmarrje por drejtësi. Të intensifikojmë përparimin. Kemi nevojë që të bëhen zero çështjet e prapambetura. Plotësoni gjykatat vendosni përparësi në çështjet më urgjente. Ecni sa më shpejt të mundeni”
Ambasadorja tha se Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm
Yuri Kim: “Por njerëzit duan dhe më shumë dhe SHBA janë në kahun e popullit shqiptarë. Ne biem dakord me ta. Nuk është kohë për tu shplodhur. Kjo është kohë vendimtare për reformën në drejtësi. Reforma po jep rezultate të dukshme të prekshme e konkrete. Njerëzit duan më shumë. SHBA janë në kahun e popullit shqiptar. Biem darkod me ta, duhet më shumë”
Në rrugën për të çuar para reformën në drejtësi SHBA do të jetë gjithmonë në krah. Madje u çoi dhe "selam" atyre që përflasin largimin e saj.
E vetëdijshme që shpesh presioni ka shkaktuar pakënaqësi ambasadorja tha se SHBA është e vendosur për të shkuar më tej dhe nuk heq dorë, pasi nuk është koha për tu shplodhur.
Yuri Kim:“E di që ndonjëherë nuk ju pëlqen. E di që është e pakëndshme ndonjëherë. Do të kishit dashur që të kishim qenë të heshtur. Ne jemi miqtë tuaj. Duam që të jeni partnerët tanë të aftë, të fuqishëm, të pasur. Që vendet e tjera ta shohin dhe të thonë ia dolën mbanë pavarësisht sfidës së të qenit vend i vogël. Ata zgjodhën një shteg të vështirë, ecën në atë rrugë, patën një mik të mirë, disa miq të mirë. Por ia dolën mbanë. Ky është çelësi. Ky është momenti. Ne kemi bërë progres së bashku por tani
Nuk është koha për tu shplodhur dhe për të thënë mjaft. Kjo mjafton. Jo është koha për të thënë ne do të shtyjmë përpara, sepse e ardhmja jonë, brezi i ardhshëm i shqiptarëve, europianëve dhe amerikanëve i kanë sytë tek ju.”
Ndërkaq Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi në fjalën e tij ka theksuar se tashmë është ulur numri I dosjeve në pritje për vendim
Sokol Sadushi: “Gjykata e Lartë ka 15 gjyqtarë, 24 këshilltarë ligjorë, staf që plotësohet vazhdimisht, por edhe shumë dosje, ritmi i shqyrtimit të të cilave nuk duket aq pa shpresë, sa 3 vjetë më parë. Nëse e gjetëm në 36 000 dosjeve, sot numri i tyre është ulur në 29 624 . Po të krahasojmë numrin e çështjeve që priteshin të gjykoheshin në vitin 2020 me ato të vitit 2022, mund të krijohet ideja se deri tani janë shqyrtuar 7000 dosje. Ndërkohë që numri i vendimeve që janë dhënë, është 11024 vendime”
Viti 2023 duket se do të plotësojë reformën në drejtësi me emërimin e të gjithë anëtarëve të parashikuar për Gjykatën e Lartë.


