32 vjetori i themelimit të PD, Berisha: Nderim për jetë heronjve të mi më të admiruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2022, 19:12
Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij në ceremoninë e 32 vjetorit të Themelimit të PD u shpreh se përulet përpara atyre që sollën pluralizmin.
“Përulem me nderimin më të madh para veprës, guximit të tribunit të lirisë Azem Hajdari dhe studentëve që i thërrisnim studentët liberator apo engjëjt e drejtësisë që bënë të mundur vendosjen e epokës së pluralizmit politik”, tha ai.
Sali Berisha: Përulem me nderimin më të madh para veprës, guximit të tribunit të lirisë Azem Hajdari dhe studentëve që i thërrisnim studentët liberator apo engjëjt e drejtësisë që bënë të mundur vendosjen e epokës së pluralizmit politik. Bënë të mundur me revolucionin tyre themelimin e PD. Nderim për jetë atyre që kanë qenë dhe do të mbeten heronjtë e mi më të admiruar.
