32-vjetori i PD, Rudina Hajdari: Rruga e vetme për të shpëtuar të ardhmen e vendit bashkimi me ne
Hajdari u shpreh se “rruga e vetme për të shpëtuar të ardhmen e vendit është bashkimi me ne”.
Sipas saj dixhitalizimi i PD, aktivitetet e pakufizuara, hapja ndaj anëtarësisë dhe programi i nisur nga lart dhe i gjallëruar nga baza janë rruga për fitoren e PD.
Rudina Hajdari: PD duhet të angazhohet të mobilizohet në qendër e çdo qelizë të saj dhe t’ju tregojë qytetarëve se rruga e vetme për të shpëtuar të ardhmen e vendit është bashkimi me ne. Ka ardhur koha të shpiem përpara procese që e kthejnë partinë tonë në moderne dhe në parti që udhëhiqet nga njerëzit për njerëzit. PD ka nevojë të krijojë database për anëtarësinë por dhe të krijojë platforma për të thithur idetë e elektoratit dhe për të punuar me ta në kohë reale. Berisha ka Bërë punë të shkëlqyer duke përdorur rrjete sociale për të komunikuar me qytetarët.
Aktivitetet tona të mos kufizohen në aspektin politik por të shtrihen në çdo lagje e fshat të Shqipërisë. Programi qeverisë duhet të jetë platformë gjithëpërfshirëse që nis nga lart dhe gjallërohet me anëtarësinë dhe qytetarët. Sa më shumë përfshihen qytetarët aq më shumë do të përkrahet PD. PD të hapet ndaj anëtarësisë. PD duhet t’ju bëjë ftesë të gjithë bashkëpunëtorëve që të bëjnë forume të përbashkëta. Duhet të bëjmë punë pa kufi pasi misioni që kemi është i madh.
