Sulmi ndaj Berishës, Kasmi: Pas atentatit për vrasjen e Azem Hajdarit, krimi më i rëndë politik në 32 vite
Bledi Kasmi, kryeredaktor i Rilindjes Demokratike i ftuar në Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma, e cilësoi sulmin ndaj kreut të PD-së Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit krim politik.
Pas atentatit për vrasjen e Azem Hajdarit, ai tha se kjo është ngjarja më e rëndë në 32 vite.
Kasmi: Pas atentatit për vrasjen e Azem Hajdarit kjo është ngjarja dhe krimi më i rëndë politik që ka ndodhur në 32 vite. Është krim politik dhe nuk ka asnjë dyshim.
Kasmi argumentoi dhe faktet, sipas tij, me të cilat mbështet akuzat.
Kasmi: Dy fakte shumë të thjeshta. Policia e shtetit ju referua në deklaratën e parë pas agresionit të Berishës një dokumenti që nuk është ligjor në lidhje me banditin që mori aktin agresiv ndaj kryetarit të PD.
Nxori një dokument, i cili i referohej një klinike private, i cili nuk ishte i ligjshëm dhe kjo është një provë që policia kërkonte të fshihte motivin real të goditjes së kryetarit të PD.
Kryetari i PD është cilësuar nga të gjitha mediat ndërkombëtare si lideri i opozitës shqiptare dhe sot është i vetmi lider opozite në gjithë Europën që nuk ka mbrojtje ligjore nga shteti, që është e referuar në ligj.
Kjo ndodh sepse Rama nuk e lejon mbrojtjen ligjore të kryetarit të PD sepse e bllokon me një proces farsë me vulën. Mbrojtjen ligjore ja ofron një njeriu që nuk ka as 2-3 njerëz rreth tij. Duke e lënë pa mbrojtje kryetarin e opozitës ai është i ekspozuar ndaj çdo sulmi dhe akti kriminal se nuk ka mekanizmat ligjorë për tu mbrojtur.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

