Garo: Vota është vrarë nga PS dhe kjo qeveri, vetëm me protesta mund të arrijmë të ndryshojmë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo u shpreh se opozita nuk e pranon mënyrën se si po qeveris kjo qeveri e cila ka vrarë votën.

Garo tha se PS nuk voton më si parti dhe se ndodhemi në një shtet monist, duke theksuar se vetëm protestat mund të zhbëjnë një gjë të tillë.

Garo: Ne nuk pajtohemi me këtë mënyrë qeverisëse, ne jemi një popull i vjedhur dhe nuk arrijmë dot të ngremë kokë, pasi vota është vazhdimisht e vrarë. Këtu është një vend ku nuk votohet. Ne duam që ta promovojmë votën e lirë, duke organizuar edhe Primaret.

Kjo votë që po vritet nga PS, në shtet monist, si mund të veprojmë në ndryshe pa protesta. Protesta për dhunën në kuvend, në manifestime të popullit, pasi po provokohet dhunë. Vetëm me protesta do të arrijmë ta ndryshojmë këtë gjë.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.