Goci: Pushteti do të agresohet, opozita duhet të hapet, nuk mund të ecë me të njëjtin model klishe
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, pedagogu Ervin Goci u shpreh pas goditjes së Berishës mund të ketë përgjigje në të njëjtën mënyrë.
Goci tha se opozita e ka të vështirë që të emetojë atë që aspiron dhe se tashmë duhet të hapet si parti, jo me modelin e vjetër.
Goci: Jam i sigurt që mund të provokohet një sjellje me të njëjtën monedhë ndaj pushtetit. Kam përshtypjen se tani lidershipi i opozitës po fillojnë të kuptojnë se sa të cenueshëm janë, ata e kuptojnë këtë gjë. Ai nuk është një incident ai që ndodhi atje.
Me këtë frymë dhe korpus që ka opozita e ka shumë të vështirë që të emetojë atë që aspiron. Mendoj se ka nevojë për tu hapur dhe ta vërë veten në dyshim. Nuk mund të ecet me një model të opozitarizmit mbi klishe që kjo është PD-ja heroike, sepse pushteti do të agresohet më shumë.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

