Noka tha në Ora News se raporti mjekësor për Gert Shehun është fake, replikon mjeku Lala

Sadik Lala, mjeku i Gert Shehut, 31-vjeçarit që goditi Sali Berishën në protestën e 6 dhjetorit ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit Flamur Noka në intervistën për Ora News sa i takon vërtetimit të lëshuar për të.

"Replike sqarim Z. Noka live ne ORA NEWS. Z Noka dokumenti eshte dhene familjareve me daten 16 Gusht dhe eshte dorezuar nga familjaret ne polici pasi pacienti ishte i ndaluar ne polici  Ju sugjeroj ti referoheni ligjit te shendetit mendor 44/2012 per proceduren time.A keni kontaktuar me banore te lagjea ku jetonte, ne bashkine e besimtareve te xhamise apo ne pune per sjelljen e pacientit “spiun te policisë” .

Poll

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi në Ora News se familja e Shehut e mohonte që ka epikriza si dhe nënvizoi se me ligj një mjek privat nuk lëshon dot epikriza të tilla.

"Është dokument fake. Si ka mundësi që pas këtij ka marrë patentën?"