Aksident në Shkodër, humb jetën 38-vjeçari

Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një  38-vjeçari  ka ndodhur tek rreth rrotullimi i Koplikut në Shkodër.  

“Rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, shtetasi Martin Lulaj 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe,  duke drejtuar automjetin  tip Opel, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka  dalë nga rruga.”, njofton policia.

Drejtuesi i automjetit shtetasi Martin Lulaj,  pësoi  dëmtime të rënda   dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar  jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.